SI E DUA SHQIPËRINË | HOW I LOVE ALBANIA |
Sejfullah Malëshova | trans. Robert Elsie (from Albanian) |
S' kam çiflik e s'kam pallate, S' kam dyqan me katër kate Po e dua Shqipërinë Për një stan në Trebeshinë, Për një shkarpë e për një gur, Për kasollen mi Selishte, Për dy ara në Zallishte, Për një lopë e një gomar, Për një Balo, një manar. .....Unë e dua Shqipërinë .....Si bari dhe si fshatar. Unë e dua Shquipërinë Për tërfilin mi lëndinë, Për një majzë gjeraqinë, Dhe për ujët që buron Nga një shkëmb e gurgullon Nëpër lisat gjethe-shumë, Edhe zbret përposh në lumë. Unë e dua Shqipërinë Për një lule trëndelinë, Për një zok që fluturon, Për bilbilin që këndon Në ato ferra e në ato hie Këngë malli e dashurie, .....Unë e dua Shqipërinë .....Si poet i dhëmshëruar. Unë e dua Shquipërinë Që nga Korça e në Vraninë, Ku del bumku që me natë Me parmëndë edhe me shatë, Mbjell e korr me diell, me hënë Dhe s' ka bukë për të ngrënë Ku nallbani e samarxhiu, Krrusen ditë e krrusen natë, Që të hanë bukë thatë Ku hamalli nëpër skela Ngarkon hekur e varela, Këmbë-zbathur, bythë-çjerrë Punon vetëm për të tjerë. Unë e dua Shquipërinë Që nga Shkupi e në Janinë, Ku një popull derë-zi Heq e vuan robëri, Po ka shpirtin luftëtar: .....Unë e dua Shqipërinë .....Si një revolucionar. | I've no farm estates or manors, I've no shops or lofty buildings, Yet I love my land, Albania - For a barn in Trebeshina, For its boulders and its brushwood, For a hut above Selishta, For two fields ploughed in Zallishta, For a cow and for a donkey, For an ox, a little lambkin, .....This is how I love my country .....Like a shepherd, like a peasant. Yes, I love my land, Albania, For the clover in its meadows, For a quick and agile maiden, For its spring of water gurgling From the cliffs and flowing swiftly Through the leafy oak tree forests, Tumbling down to form a river, Yes, I love my land, Albania, For the fenugreek in blossom, For the birds that fly above it, For the nightingales a-singing, In the shade and in the brambles, Trilling songs of love and longing, .....This is how I love my country, .....Like a poet in devotion. Yes, I love my land, Albania, Right from Korça to Vranina, Where the farmer sets off early With his hoe and plough a-toiling, Sows and reaps by sun and moonlight, Yet, he has no food to live on, Where the farrier and saddler Day and night stoop o'er their duties Just to get a few stale breadcrumbs, Where the porter at the dockyards, Laden down with iron and barrels, Bears his load, barefoot and ragged, Always serving other people. Yes, I love my land, Albania, Right from Skopje to Janina, Where its people in misfortune Suffer, live their lives in serfdom, Yet they have a fighting spirit - .....This is how I love my country, .....Like a revolutionary. |
Trans. Copyright © Robert Elsie 2006.