ODË MESITODE TO MEDIOCRITY
Eqrem Bashatrans. Robert Elsie (from Albanian)
ne të mesmit
u lindëm diku në mes
qamë me një mezozë
u mbështollëm me një puplin të mesëm
as të shtrenjtë
as të lirë
ne të mesmit
síu ngritëm
as ramë
lamë pak zbrazëti në fillim
pak në fund
që të mos ma thyhen tehet

ne të mesmit
në mes të ditës hamë
në mes të sofrës ulëmi
në mes të listës gjendemi
në mes të bisedës flasim
në mes të belit vemë kollanin
në mes të ballit kemi një pikë
ne të mesmit
mollën e kafshojmë në mes
ne të mesmit
as të rinj as të vjetër martohemi
ne të mesmit
në mes të mesit të jetës
e bëjmë një çerdhe të mesme
as të pasur as të varfër
ne të mesmit
as të mençur as budallenj
as te fortë as të dobët
ne të mesmit
as të mëdhenj as të vegjël
as me faj as pa faj
ne të mesmit
në mes të mesit të jetës
jetojmë një jetë mesatare
në mes të këtij shekulli
dhe në mes të mesit të mesit
mësohemi
ne të mesmit
dhe síndalemi në fund të rrugës
nuk ia nisim prej fillimi
po qëndrojmë aty diku
në mes
ne të mesmit
ecim përmes botës
We the mediocre
Were born somewhere in the middle
Cried in mezza voce
Were wrapped in medium-quality swaddling clothes
Neither expensive
Nor cheap
We the mediocre
Neither rose
Nor fell
We left a bit of space at the beginning
And at the end
So that our blades would not be blunted

We the mediocre
Eat at mid-day
Sit midpoint at the table
Find our names halfway down the list
Speak up in the middle of a conversation
Tighten our belt at the midriff
Have a beauty spot amid our brow
We the mediocre
Bite into the centre of the apple
We the mediocre
Get married neither young nor old
We the mediocre
In the midst of mid-life
Build an average home
Neither wealthy nor poor
We the mediocre
Neither clever nor stupid
Neither strong nor weak
We the mediocre
Neither big nor small
Neither guilty nor innocent
We the mediocre
Equidistant at middle-age
Live an average life
In the middle of this century
And in the middling midst of the middle
We get accustomed to it
We the mediocre
And do not stop at the end of the road
And do not start at the beginning
But stand rather somewhere
In the middle
We the mediocre
Walk right through the middle of the world

Copyright © Eqrem Basha; trans. copyright © Robert Elsie - publ. New York: Gjonlekaj 2002


next
index
translator's next