FYELLI THE FLUTE
Asdreni trans. Robert Elsie (from Albanian)


O fyell, t' adhuronj me mall e besë,
Se bashk' me zërin tënd hyjnor jam rritur
.....Qëkurse njoha djalëri,
Se ti në shpirtin tem ke derdhur vesë
Në kulme gazi ndjenjat duk' m'i ngritur
.....Me një të rrallë dhempshuri.

Me tyn' e ndjeva mallin e pashuar
Të dashuris' së tokës arbënore
.....Q' e kam për dita n' ëndërrim,
Me tingllin tënd, kujtimi i kohës shkuar
Nër ment më shkon me plot flladi verore
.....Dhe me të thellë ngazëllim.

Ti kur ia mbush me plot e kur ia thua
Sa zërat ven' e vijnë palë-palë
.....Si valle vargut engjëllor,
Si shok në zë ke kodr' e mal e prrua,
Porsi prej goje zane t' jet' i dalë,
.....Prej njëj pallatit madhështor.

Qysh drit' e yllit shket mi rreze hëne
Me faqet e liqenit duk' u çmallur
.....Me drithma droje si dashtnor,
Dhe verbi i yt, lajmtar i njëj së thëne
Të Bukurës së Dheut, me zë të çpallur
.....Blaton nër ne fullim veror.

Kurse përndvera gjiret nis t'i çelë
Dhe me t'i hapur kraht' e saj të gjërë
.....Na jep fuqi dhe hir qiellor,
Dhe ti, kur gishti gamat nis t'i shkelë
I jep të re fytyrë botës tërë:
.....Krijon rreth nesh një kor gazmor.

Bariu me ty nër bjeshkat del e çmallet
Me vaje tingllesh, vaje plot magjie,
.....Çdo zjarr të zemrës që ia tret,
Me ty të rinjtë radhas heqin vallet
Të shtyrë prej së shenjtës dashurie
.....Në gjinjt' e saj gjithmon' q' i pret.

Sikundër gjethet hollë dridhen n' erë,
Aq' sa nga drithm' e tyre këngë çpallen
.....Duke trajtuar harmoni,
Dhe zërin tënd kushdo q' e ndjen përherë
Kujtimet e harruar prap' i ngjallen
.....Mu si nj' e qielltë symfoni.

Del bujku ngul parmendën, shpinëthyer
A korr kallinjt' e pjekur bukëprurës
.....Q' as vetë s' di për kë dërsin,
Me ty çdo breng' i shkon duk' e shdëfryer,
Sikundr' i shkon edh' etja n' ujt' e gurrës
.....Q' e kap me grusht edh' e përpin.

Dhe prindrit t' an' e kohës së larguar
Me ty në brest; e shpatë në përdornin
.....Ia mbushnin këngës plot me zjarr,
Nër luftra trimëri duk' u flakruar
Gjithmon' kuror mundjeje të korrnin
.....Si ç' korrte Leka legjendar.

Plot andje dhe Minerva perëndesha
Me tyn' e shkonte kohën nër dëfrime
.....Lart tek Olympi shkreptimtar,
Dhe nymfat rreth e rrotull si hyllesha
Me valle çaprythmike dhe kërcime
.....Ndërsenin Bakhun zilitqar.

Virgjili, mjeshtër këngëtar me famë.
Nër shekuj aq të tjer' e qysh Mozarti
.....Prej teje bëjtin shenjt alltar;
Me tyn' ëndrrijtnë popuj q' as i pamë
T'ushqyer idealesh që së larti:
.....Prej njëj burimit shpëtimtar.

Sado të tjerë sot ta zunë rendin
Si shenj' e re të njëj qytetërimi
.....Që s'njeh në botë kundërshtar,
Por vjershëtorët hymne ty prap' t' endin
Se mi të gjith' prap' ti plot forcë trimi
.....Qëndron, o fyell magjistar!


Oh flute, I worship you with faith and longing
For I was raised, the consort of your trill divine
.....from the time I was a lad,
You poured dew into my soul,
At the height of my joy, my feelings merged
.....in a tenderness rare.

With you I felt an unslaked sense
Of love for Albanian soil
.....Which remains day after day in my dreams,
When your sounds, the treasures of the past,
Traverse my mind like a summer's breeze
.....And with deep ecstasy.

When you speak to me and fill me,
Unending voices echo and swell
.....In waves like a chorus of angels,
Companions of the peaks, streams and hills,
From your lips flit fairies
.....As if from some majestic palace.

Like starlight and moonbeams in longing,
Sparkling on the surface of the lake,
.....I quiver like a lover,
As your words, harbingers of a message
From the Earthly Beauty, with fair tones,
.....offer us a breath of spring.

Like the season which begins to blossom,
Unfolding its wide wings within our bosom
.....To give us strength and divine grace,
So do you lend the world a new face
And create around us a joyous choir
.....When your notes traverse the scales.

With you does the shepherd climb to the mountain pastures
Moved by your magic melodies,
.....Your every fire melts his heart,
With you do young lads take to the dance,
Thrilled by your sacred songs of love
.....Welling anew within their breasts.

Like tender leaves quivering in the wind
Which in their rustling strike up a song
.....In perfect harmony,
Whosoever hears your chant
Recalls forgotten memories
.....Like a symphony from the heavens.

The farmer bent behind his plough
Or scything ripened sheaves of grain
.....Knows not why he slaves,
Yet with you all his hardship dissolves
As his thirst abates when he scoops
.....And drinks the waters of mountain springs.

From ancient times our ancestors
Bore you in their belts, sabres brandished,
.....Singing their fiery songs
And spreading courage in the thick of battle,
Always were they rewarded for their toil,
.....As was the legendary Alexander.

With you did the goddess Minerva
While away the hours in delight,
.....Up on flashing Olympia
And the nymphs around her like tiny stars
In the rhythmic pacing of the dance
.....Teased jealous Bacchus.

Virgil, master and famed singer
Of ancient times, and Mozart -
.....With you, they built their sacred altars,
With you do nations dream,
Nourished on lofty ideals
.....From a healing source.
        
So many others have followed,
As new tokens of progress,
.....Which no one on earth can oppose,
To you, poets will always weave hymns,
For with your strength and courage, magic flute,
.....You soar above them all.

Trans. Copyright © Robert Elsie 2006.


next
index
translator's next